×
  • Lajme
  • Lajme

    Ri-akreditohet Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 19:34

    Universiteti Publik “Kadri Zeka’ në Gjilan është ri-akredituar në nivel institucional për periudhën 3 vjeçare.


    Ky vendim vije nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje, pasi ka analizuar dhe votuar raportet e ekspertëve ndërkombëtar mbi vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

    Ky universitet, për herë të parë këtë vit sjellë katër programe të reja të nivelit Master, të akredituara për periudhën 3 vjeçare.

    “Në Fakultetin e Edukimit janë akredituar; Programi Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe (MA) dhe programi Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor (MA)”.

    “Në Fakultetin Juridik është akredituar programi: Juridik Penal (LLM”).

    “Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike është akredituar programi: Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale (Msc)”, thuhet në njoftimin e “Kadri Zeka”.

    “Po ashtu për periudhën tre vjeçare ( 1 tetor 2021 -30 shtator 2024) janë riakredituar programet Fillor (BA) dhe Parashkollor (BA) në Fakultetin e Edukimit, programi Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar (BA) në Fakultetin Ekonomik. Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, është riakredituar edhe Programi E-Qeverisja (Msc), për tre vitet e ardhshme, kurse programi Shkencat Kompjuterike (BA) është akredituar për periudhën 5 vjeçare (1 tetor 2021 – 30 shtator 2026)”.

    Procesi i vlerësimit institucional dhe të programeve studimore në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është bërë nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilët kanë mbajtur takime dhe e kanë vlerësuar institucionin në nivele të ndryshme, duke filluar nga ai menaxherial, akademik dhe administrativ, nivelin e studentëve, të diplomuarit/alumnit, punëdhënësit si dhe hisedarët e jashtëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!