×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zjarr i madh në Karaburun, flakët mund t’i afrohen Parkut Kombëtar të Llogorasë – Kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 22:45

    Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë gadishullin e Karaburunit. Në këto momente po digjen bimë, shkurre dhe pemë të ndryshme në zonën e Bristanit.


    Flakët po përhapen me shpejtësi duke u ngjitur në Ravenë dhe mbi kishën e Marmiroit në Orikum. Terreni shumë i rrezikshëm për të shkuar në vendngjarje ndërkohë që punonjës dhe specialistë të zonave të mbrojtura së bashku me prefektin e qarkut të Vlorës janë nisur për të parë nga afër situatën, ndërkohë që janë njoftuar dhe zjarrfikësit.

    Situata është problematike pasi flakët e zjarrit te ndihmuara dhe nga era mund t’i afrohen Parkut Kombëtar të Llogorasë. Prefekti Flamur Mamaj tha se kërkohet ndërhyrja e ushtrisë për këtë situatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!