×
  • Lajme
  • Lajme

    “Edhe unë po iku prej Kosovës” – i riu nga Drenica njofton largimin nga vendi

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 23:18

    I riu nga Drenica, Ferat Geci nga Llausha e Skenderajt, me një postim shumë prekës, ka treguar se do të lëshoj Kosovën për të kërkuar një jetë më të mirë.


    Ai shkruan se, këtë po e bënë për t’i ndihmuar familjes së tij.

    Postimi i plotë:

    Edhe unë kam me ik prej Kosove…

    Pluhni ka me i mbulu qoshet e tavanit, mungesa e zanit e e pranisë teme ka me lanë zbrazti n’shpi. Kam me mledhë pare e kam me i nimu babës, ni kerr t’mirë kam me ja ble, e nanës kam me i dhanë pare për me shku n’pushime çdo vit. Edhe drutë e dimrit kam me jua marr, mos me e pasë ata gajle.

    Çka ka fëmijë kam me iu dhanë pare e me i gëzue ngapak, se e di çka hjekin kur s’kanë.

    Kam me punue fort, pa u nalë hiç, veç me i pa ma mirë njerëzit e mi. Kam me jetu n’çdo frymë me mallin e krejtve, ama s’kam çka me ba, ka ardhë vakti mos me menu për veten ma. Ose, ndoshta, ka ardhë vakti me menu përnjëmend për veten…

    Po jetoj me andrrat e ni jete ma t’mirë, gjersa çohem e flej me brengën se qysh me ia dalë me 200 euro deri n’fund të muajit.

    Du me ikë prej Kosove, për ni jetë ma t’mirë. Për veten e prindt e mi.

    Ama edhe ikja, po len zbrazti n’mu. Çka asht’ ma mirë për mu: me e pasë xhepin plot e zemrën thatë? A xhep grisun e zemër…zemër…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!