Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotografi nga takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup.
Ai ka shkëputur disa nga momentet pikante të takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kreu i qeverisë shqiptare shfaqet duke mbajtur në duar një fanellë të skuadrës së tij të zemrës “Juventus”, ndërkohë që të pranishmit kanë shpërthyer në të qeshura.
Ndërkohë në një tjetër foto, kreu i qeverisë mban në duar një misër të pjekur teksa shkrep një selfie me një qytetar në rrugët e Shkupit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.