Xhudistja Nora Gjakova me 1 dhjetor të vitit 2018, kishte premtuar se në Lojërat Olimpike Tokio 2020, do të shpallet kampione olimpike. Këtë premtim Gjakova sot në vitin 2021 e ka bërë realitet dhe e ka bërë krenare një Kosovë.
Gjatë ditës së hënë xhudistja Nora Gjakova ka arritur ta bëjë përsëri Kosovën që të shkëlqejë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku fitoi medaljen e artë.
Nora në finale ishte ndeshur me xhudistën nga Franca, S.L. Cysique.
Ajo në kategorinë -57 kg, kishte mundur edhe japonezen Tsukasa Yoshida, Kaja Kajzer nga Sllovenia dhe holandezen, Sanne Verhagen.
Kjo ishte medalja e dytë e artë që ka siguruar Kosova në Lojëra Olimpike Tokio 2020 deri më tani, pasi ishte edhe Distria Krasniqi, ajo që sigurojë një të tillë në kategorinë -48 kg.
Për këtë medalje, Nora Gjakova kishte dhënë premtim edhe në dhjetor të vitit 2018 në emisionin ‘Oxygen’ te Besim Dina.
Kur ajo u pyet se kur do të bëhet kampione olimpike, Gjakova tha se do të bëhet gjatë Lojërave Olimpike në Tokio 2020.
Më poshtë keni videon.