×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Konflikt për pronat: Vëllezërit shqiptarë vrasin kushëririn, plagosin babain dhe dy djemtë e tjerë

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 8:47

    Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas një konflikti për motive pronësie në Lushnje.


    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Garunjas të këtij qyteti. Personat e konfliktuar me njëri-tjetrin mësohet se janë të afërm.

    Policia bën me dije se vëllezërit Sh.H. 65-vjeç, L. H , E.H., 31-vjeç kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, ndërsa vëllai tjetër 30-vjeçari R.H., ka humbur jetën.

    Në kërkim janë shpallur autorët e dyshuar, vëllezërit A.H., dhe K.H.

    Sakaq grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

    Informacion paraprak Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).

    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!