Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është proceduar për konsultime publike, drafti i Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë.
Ajo në një postim në Facebook tha se Vetingu është një projekt i jashtëzakonshëm që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
“Andaj, nga sot deri më datën 19 gusht i mirëpresim komentet e çdo zyrtari publik por edhe qytetari për këtë Koncept Dokument ashtu që të arrijmë ta finalizojmë këtë proces në mënyrën më të suksesshme”, shkroi Haxhiu.