×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga kureshtja për të parë aksidentin që kishte ndodhur, shoferi i bie nga mbrapa veturës tjetër

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 12:11

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot tek ‘Rruga B’ në kryeqytet.


    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se një furgon ka goditur një veturë të tipit Golf.

    E nga kureshtja për të parë se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur aksidenti, një shofer tjetër me veturën e tipit Touran i cili po kalonte rastësisht në vendngjarje shkaktoi vetë një tjetër aksident, duke goditur kështu veturën luksoze Mercedes që ndodhej para tij.

    Në pamjet e siguruara nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’ shihet komplet skena e dy aksidenteve të ndryshme në vendin e njëjtë, ku u përfshinë katër vetura.

    Pamje nga vendi i ngjarjes:  

     

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!