Gazetari Valon Syla thotë se sondazhet janë tëndenca për me rrejtë në mënyrë që të mbulohen, sipas tij, mbi 20 skandale e mbi 1 milion rrena nga Qeveria Kurti.
Reagimi i tij vjen një ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje publikoi një raport në të cilin thuhej se kënaqshmëria e qytetarëve me punën e Qeverisë Kurti është 59.1%, apo 37.8% më shumë sesa me qeverinë e kaluar.
Postimi i plotë i Valon Sylës:
Për popullin e knaqur të Albin Kurtit… pyetja në sondazh, a po ju vjen zheg sot?
20% po i vijke zheg
28% krejt fllad
37% se kuptojshin pytjen, thanë kena dasma
15% se di jena nisë pë deti
Sondazhet janë tendenca për me rrejtë, që mi mbulu mbi 20 skandale, dhe mbi 1 milion rrena tjera nga Qeveria Kurti.
#albanologji #sondazhe.