×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri hedh poshtë zërat se nuk do të jetë kandidat për kryetar: Agimi ka qenë, është dhe do të jetë në krye Mitrovicës

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 14:10

    Ndryshe nga partitë e tjera, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka bërë publike kandidaturat për kryetarë komunash.


    Në shumë komuna ka pikëpyetje se kush do të kandidojë, kur do të kandidohen dhe a do të rikandidohen kryetarët aktualë.

    Në Mitrovicë pos Bahtirit, si kandidatë potencial shihen edhe Armend Muja e Faton Peci.

    Por, Agim Bahtiri i kontaktuar nga “Gazeta Blic” dhe i pyetur se a do të jetë sërish kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicës ai u përgjigj shkurt dhe prerë.

    “Poooooooooo”, duke konfirmuar rikandidmin e tij .

    “Agimi ka qenë, është dhe do të jetë kryetar i Mitrovicës! Në LVV jemi në fund të procesit te marrjes se vendimeve nga organet e partisë. Zërat e çmendura të disa individëve se gjoja e kam kushtëzuar Albin Kurtin se do t’i dhuroj 1 milionë euro Bedri Hamzës është një trillim, sepse Agim Bahtiri nuk ka dhënë asnjeherë para as për fushatë të tij e lëre më për kundërshtarët që kanë ndarë dhe shkatërruar Mitrovicën. Kështu që z. Albin Kurti dhe strukturat e partisë janë plotësisht të lirë të marrin vendimin e duhur për të mirën e Mitrovicës. Nuk jam njeri qe kushtezoj sepse jam këtu vetem për të mirën e qytetit tim dhe për qytetarët e mi për të cilët punoj se paku 12h-16h ne ditë”, deklaroi Bahtiri.

    Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen me 17 tetor dhe vijnë pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!