×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Finantial Times për “Mini-Schengen”: “Shuplakë” ndaj BE-së

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 15:57

    Finantial Times i ka kushtuar një artikull të gjatë forumit ekonomik që mbahet në Shkup mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.


    Gazeta prestigjioze britaneze e ka trajtuar temën e këtij samiti si një lloj sfide që tre vendet i bëjnë politikave anashkaluese të Bashkimit Europian ndaj Ballkanit.

    Ajo kujton deklaratat e Edi Ramës, Zoran Zaevit e Aleksandar Vuçiçit, të cilët thanë përpara disa javësh se BE ka dështuar në planin e zgjerimit dhe faji për këtë, nuk është i shteteve të rajonit. Kjo është dhe arsyeja që nismën e tyre rajonale për afrim e cilëson si një lloj “goditjeje” ndaj bllokut.

    “Këto vende kanë pasur një të dukshëm në rrugën drejt BE-së, e ai ka qenë më i qartë në sistemin elektoral, gjyqësor dhe reformat në ekonomi. Por, rruga e tyre drejt BE-së është tepër e vështirë”, shkruhet në Financial Times.

    Takimi cilësohet si një iniciativë për të lehtësuar jetën e qytetarëve të tyre në të tre shtetet. Zona ballkanike e udhëtimit dhe biznesit, që ndjek modelin e lëvizjes së lirë të BE-së do të përfshijë një lehtësim gradual të kufizimeve të udhëtimit, “korsi të gjelbërta” më të shpejta në kufi, kohë të reduktuara pritjeje për mallrat dhe qasje të lehtësuar tek lejet e punës.

    Shpresat janë që ajo të përfshijë Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, ndërsa mbetet gjithashtu e hapur për Kosovën, vazhdon Financial Times, që citon Vuçiçin me deklaratën e tij “se rajoni i Ballkanit nuk mund të presë më BE-në që ta bashkojë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!