×
  • Lajme
  • Lajme

    I akuzuari në pushime verore, shtyhet për shtator gjykimi ku ai ngarkohet se iu shmang tatimit në vlerë mbi 50 mijë euro

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 16:40

    Hazir Krasniqi, i akuzuar se dëmtoi shtetin me mbi 50 mijë euro, ka qëlluar në pushime verore kur i ka shkuar ftesa për të marrë pjesë seancën gjyqësore e paraparë për të enjten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega Malishevë.


    Agron Krasniqi, avokat mbrojtës i Hazir Krasniqit, ka thënë se klienti i tij nuk e ka pranuar ftesën dhe ndodhet në pushime verore. Avokati thënë se i akuzuari do të marrë pjesë në seancën tjetër e cila u caktua për 14 shtator nga gjyqtari Njazi Morina.

    Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se gjatë periudhës 2016, 2017, dhe 2018, i akuzuari Hazir Krasniqi gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, si pronar i subjektit “Jehona shpk”, nuk ka deklaruar grumbullimin që kishte për atë periudhë në kundërshtim me Ligjin Nr.03/L-222, për Administratën Tatimore të Kosovës.

    Sipas aktakuzës, i akuzuari ka bërë deklarimin duke iu shmangur vlerës reale të qarkullimit për periudhat verifikuese, ashtu që për periudhat 2016, 2017, dhe 2018, nga veprimi i kundërligjshëm, iu ka shmangur tatimit bazë në shumë të përgjithshme prej 51 mijë e 399 euro.

    Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike” nga neni 290 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, të KPRK-së. Kjo vepër dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë 5 vjet./BetimipërDrejtësi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!