×
  • Lajme
  • Botë

    Twitter rimbyll zyrat në SHBA, gjigantët e teknologjisë detyrojnë punonjësit të vaksinohen

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 22:14

    Gjigantët e teknologjisë ashpërsojnë rregullat e brendshme. Google dhe Facebook po detyrojnë punonjësit që të vaksinohen ndaj Covid-19 për të hyrë sërish në zyrat që gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Google po planifikon gjithashtu që të zgjerojë fushatën e vaksinimit brenda kompanisë edhe në rajone të tjera, duke nisur nga muajt e ardhshëm.

    Nga ana tjetër, Twitter po mbyll sërish disa zyra që u rihapën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, njoftoi se kampusi në San Francisco dhe New York do të operojë vetëm me kapacitet 50%.

    Kjo qasje e gjigantëve të teknologjisë vjen mes rritjes së rasteve të reja me koronavirus, që po shkaktohet kryesisht nga varianti Delta që përhapet më shpejt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!