Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Bojan Pajtiq tha se nuk mund të “shfajësoj brutalitetin dhe forcën tepërt” siç tha ai që u ” aplikua në aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 28 maj”, por se sipas tij qeveria aktuale duke nënshkruar marrëveshjen e Brukselit i dha legjitimitet këtij veprimi.
” Vuçiq me muaj na ka frikësuar me dhunë fizike në Kosovë, nëse nuk ka marrëveshje me shqiptarët, dhe pastaj gjatë seancës së Kuvendit për Kosovën, vie deri te arrestimet”, tha Pajtiq për TV Nova S.
Ai vlerëson se ngjarjet e 28 majit në Kosovë i përshtaten Beogradit dhe Prishtinës.
“Prishtinës i përshtatet për të demonstruar fuqinë me arrestime, dhe Vuçiqit që t’i t’i frikësojë serbët se do të ketë luftë”,tha ai.
I pyetur në lidhje me hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Pajtiq tha se “Vuçiq ka minuar hetimin duke lexuar deklaratën e Rada Trajkoviq e dhënë në Zyrën e Prokurorisë Speciale në Prishtinë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.