Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë nën dyshimin se ka thyer derën e shtëpisë së Dragica Gashiqit, serbes e cila në fillim të qershorit është bërë serbja e parë që është kthyer në këtë qytet.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nusret Xhurkaj, konfirmoi për Gazetën Online “Reporteri.net”, se i dyshuari e ka pranuar veprën në prani të avokatit të tij.
“I dyshuari në rastin e D.Gashiq është arrestuar. Në prezencë të avokatit ai e ka pranuar veprën. Ai është në ndalim policor për 48 orë”, tha Gjurkaj.
Tri ditë më parë Gashiq ka lajmëruar në Polici se në banesë I mungojnë sendet e saj personale, ushqimi, kamera e sigurisë dhe pajisja e internetit.
Në fund të qershorit, Gashiq ka bërë përpjekje ta ndryshojë derën e jashtme të banesës dhe ta zëvendësojë atë me një të blinduar, por policia nuk e ka lejuar ta bëjë këtë, me arysetimin se duhet të marrë leje komunale për diçka e tillë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.