×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Shkodër, vdesin dy të rinj

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 9:53

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.


    Nga informacionet mësohet se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona, një 23-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur “Mbi Sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip “BMË”, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja Driona Pirani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!