Diplomati amerikan dhe ish i dërguari special për Kosovën, Richard Grenell po qëndron në Beograd, ku edhe po e shijon jetën e natës, shkruan Reporteri.net.
Ai postoi një video të qëndrimit të tij në kryeqytetin serb, çka nxiti reagime të shumta.
Kosovarët e vërshuan me komente negative profilin e Grenell pas videos që ai publikoi.
“Kjo është Serbia, shikoni se çfarë bënë serbët 20 vjet më parë. A dini gjithçka për këtë gjenocid në Kosovë, zotëri? Më mirë mësoni diçka, mos rrini gjatë gjithë ditës në Twitter, kaloni një ditë të bukur” – është një nga komentet që mund të shihen poshtë pamjeve të publikuara.
Grenell asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për Beogradin, qytet ky që e ka vizituar Serbinë disa herë.
Nikoqir i Grenell në Serbi, është Ministri i Financave në Qeverinë Serbe, Sinisha Mali, një fotografi të përbashkët me të cilin, Grenell e ndau në Instagram. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.