×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Disa familje shqiptare nxirren nga kampi i ISIS, pritet riatdhesimi i 19 personave

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 19:12

    Disa familje shqiptare me qëndrim në kampe të ISIS, janë duke iu dorëzuar tashmë autoriteteve shqiptare.


    Kështu bëhet e ditur nga Mahmod Shikhibra, një gazetar i pavarur ndërkombëtar, i cili përmes një cicërime në twitter, ka publikuar fotografinë e pesë grave dhe tre fëmijëve.

    Për të njëjtit ai shkruan për riatdhesimin e tyre, nga kampi Roj, në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare.

    Tutje nga burime jozyrtare, ai thotë se Shqipëria do të riatdhesojë 19 persona, gra e fëmijë.

    Rreth këtij zhvillimi pritet një konferencë për shtyp rreth orës 19.30 në Qamishli të Sirisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!