×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehaj nga Rugova: U realizua me sukses operacioni për shuarjen e zjarreve

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 21:01

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se në bashkëpunim të të gjitha njësiteve përkatëse është realizuar me sukses operacioni për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në zonën e Shtupeqit në Rugovë.


    Kështu ka bërë të ditur Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    “Që nga dje dhe pa ndërprerë edhe gjatë natës dhe ditës së sotme, njësitet e FSK-së në koordinim dhe bashkëveprim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it, njësitet e zjarrëfikjes së komunave të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Klinës dhe Junikut si dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, kanë realizuar me sukses operacionin për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në zonën pyjore të Shtupeqit të Madh në rajonin e Rugovës”, ka shkruar ai.

    Ai ka ftuar “banorët e zonës përkatëse por edhe zonave e rajoneve tjera kudo në vend, që mos të shqetësohen, dhe në rast të ndonjë rishfaqje të zjarreve të njoftojnë menjëherë autoritetet lokale dhe mbështetja dhe reagimi ynë do të jetë i menjëhershëm me të gjitha kapacitetet në dispozicion. “

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!