×
  • Sport
  • Sport

    Pique: Të gjithë po presim që Messi të rinovojë kontratën

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 8:21

    Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është i sigurt se Lionel Messi do të nënshkruajë kontratën e tij të re dhe do të qëndrojë në Camp Nou.


    Emri i Messit ka qenë njëri nga më të përfolurit muajve të fundit, sidomos pasi kontrata e tij me Barcelonën ka skaduar më 1 korrik.

    E ardhmja e tij ende mbetet pezull pasi Barcelona nuk ka konfirmuar asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës me kapitenin e tyre.

    Megjithatë, Pique është i etur për të parë qëndrimin e Messit në Camp Nou për sezonin 2021/22, pavarësisht se deri tani nuk ka nënshkruar rinovimin.

    “Ne jemi duke pritur që ai të nënshkruajë rinovimin dhe ta kemi atë me ne”.

    “Shpresoj se ai është i bindur”, ka thënë Pique.

    Ndryshe, Barcelona deri më tani ka transferuar emra si Memphis Depay, Eric Garcia, Sergio Aguero dhe Emerson Royal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!