×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident me fatalitet në Malishevë, vdes një person

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 10:27

    Një person me inicialet B.G., 74-vjeçar, ka vdekur për shka të një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:14, në fshatin Terpezë të Malishevës.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

    Ai tha se në këtë aksident janë lënduar dy persona të tjerë.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe ekipi i emergjencës. Mjeku kujdestar që ishte në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e një personi 74-vjeçar, me inicialet B.G. dhe lëndimin e dy personave”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!