×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është kandidati i PDK-së për kryetar në Komunën e Kamenicës

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 11:30

    Kryesia e Degës së bashku me kryetarët e nëndegëve kanë vendosur që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga rradhët e PDK-së të jetë Muhamed Kallaba.


    Sipas degës së PDK-së në Kamenicë me Kallabën do t’u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të komunës së Kamenicës dhe do të jetë oferta më e mirë për qytetarët tanë.

    Ndryshe, komuna e Kamenicës drejtohet nga Qendron Kastrati i PSD-së. Nuk dihet nëse ky i fundit do të garoj për zgjedhjet lokale të këtij viti.

     

    Postimi i plotë i PDK-së në Kamenicë:

    Kryesia e Degës së bashku me kryetarët e nëndegëve në mbledhjen e mbajtur më 31.07.2021, në mënyrë unanime kanë vendosur që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga rradhët e PDK-së të jetë Mr. Sc. Muhamed Kallaba.

    Kandidati u votua nga të gjithë të pranishmit, pa pasur votë kundër.

    Muhamed Kallaba është njëri nga themeluesit e degës së PDK-së në Kamenicë. Kontributin e tij për komunen dhe qytetarët ai e ka dhënë në shumë forma tash e disa vite, duke ndërtuar një figurë të një intelektuali të respektueshëm dhe profesionist. PDK është krenare që në gjirin e saj ka persona të tillë, që gërshetojnë vlerat më të mira të një shoqërie dhe përfaqësojnë qytetarët në mënyrë të dinjitetshme.

    Me z. Kallaba do tu kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të komunës së Kamenicës dhe do të jetë oferta më e mirë për qytetarët tanë.

    Ai dhe lista e kandidatëve për asamble komunale nga partia jonë do të jenë kombinimi dhe ekipi fitues i zgjedhjeve të tetorit.

    Urime, suksese dhe na priftë e mbara!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!