×
  • Lajme
  • Botë

    Imazhet satelitore zbulojnë se zjarret në Turqi i ndezën dy persona të paidentifikuar

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 13:36

    Nga disa pamje satelitore shihet qartazi shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret vdekjeprurëse, të cilat janë përhapur në pjesën jugore të Turqisë.


    Deri më tani janë raportuar katër viktima, ndërsa zjarret kanë shkatërruar shtëpi e shumë njerëz janë detyruar të evakuohen nga fshatrat dhe nga qendrat e pushimeve, shkruan Sky News.

    Zjarret në natyrë janë të shpeshta në rajonet turke të Mesdheut dhe Egjeut gjatë muajve të thatë të verës, ndonëse faji për disa zjarre në të kaluarën u është lënë zjarrvënës së qëllimshme ose militantëve kurdë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!