Baseli është duke fituar 6-0 ndaj Sionit në javën e dytë të Superligës së Zvicrës.
Llogarinë e golave për skuadrën e hapi Pajtim Kasami qysh në minutën e katërt, pas një asistimi nga Stocker.
Por, vetëm 11 minuta më vonë, Lopez e dyfishoi epërsinë me një asistim të Edon Zhegrovës.
Comert, në minutën e 21-të, shënoi për 3-0, nga një asistim i Espositos.
Radha për gol i erdhi edhe talentit Sebastiano Esposito (42’), që u asistua nga Arthur për rezultatin 4-0.
Zhegrova edhe një herë ishte në rolin e asistuesit, derisa tani e bëri për Arthur që shënoi për 5-0 në minmutën e 44-të.
Në pjesën e dytë, Arthur ia ktheu Zhegrovës me asistim, e reprezentuesi i Kosovës bëri fillimisht një sllallom në mbrojtjen kundërshtare për të shënuar për 6-0 në minutën e 55-të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.