×
  • Lajme
  • Lajme

    Nderimi i Beau Biden, Haradinaj: Kjo nuk është vetëm një medalje, por mirënjohje e një kombi të tërë

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 20:01

    Pas nderimit nga Osmani me medaljen post-mortem të djalit të presidentit të SHBA-së, Beau Biden, ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.


    Haradinaj teksa ka thënë se Beau Biden ka shërbyer në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, ndërkohë që ka thënë se kjo medalje është një mirënjohje nga një komb i tërë.

    “Jemi të nderuar që një patriot i vërtetë amerikan, Beau Biden, ka shërbyer në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera që Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Kosovës i kanë të përbashkëta.

    Vendi ynë është përgjithmonë mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe lidershipit të Presidentit Biden në favor të prosperitetit dhe paqes në Ballkan

    Pusho në paqe Beau, shërbimi yt në ofrimin e paqes dhe lirisë do të mbetet pishtar ndriçues për Kosovën. Kjo nuk është vetëm një medalje, por mirënjohje e një kombi të tërë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!