Te Sampdoria po mbërrijnë kërkesa të shumta për informacion, veçanërisht nga Premier League, për “xhevahirin” danez, Mikkel Damsgaard, por klubi gjenovez nuk dëshiron ta shesë.
Vetëm nëse arrin një propozim mbi 35 milionë euro, mund të nisin negociatat. Lista e pretendentëve të mundshëm është e gjatë në Angli, nga Liverpooli, Tottenham e deri tek Aston Villa dhe Leeds Uited.
Sigurisht që klubi me pronar Massimo Ferreron duhet të arkëtojë një shumë të majme para se të hidhet në sulm për përforcime të reja.
Por pavarësisht kësaj, drejtori i ri sportiv, Faggiano, e re së bashku me menaxherin e zonës teknike, Osti, po punojnë për të identifikuar profilet e duhura për rreshtimin 4-2-3-1 të aplikuar nga D ‘Aversa gjatë fazës përgatitore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.