×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së e pyet kryeministrin për Reciprocitetin, Kurti: Ne do ta vendosim atë, kjo s’ka diskutim

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 11:18

    Deputeti i PDK-së, Fadil Nura, në seancën që po mbahet në Kuvend, e ka pyetur kryeministrin Kurti se kur do ta vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë, gjersa ia ka përmendur edhe deklaratën e tij që thoshte se reciprociteti ndaj Serbisë është çështje ditësh.


    Lidhur me këtë, Kurti ka thënë se do ta vendosin reciprocitetin, por kjo sipas tij do të bëhet kur janë gati.

    “Në 100 ditët e para kemi pasur drejtor të ri të doganave dhe duhet të përgatitemi maksimalisht që të mos dështojmë sërish. Nëse nuk arrijmë ta zbatojmë në plotni atëherë ai vdes edhe si koncept. Do ta vendosim reciprocitetin, nuk heqim dorë prej tij. Këtë do ta bëjmë kur atëherë jemi të përgatitur”, u shpreh Kurti në pyetjen e deputetit Nura.

    Tutje, ai iu përgjigj deputetit të PDK-së, se reciprociteti do të vendoset dhe se nuk do të dështojë, gjersa shtoi se partia e këtij të fundit e dëshiron një gjë të tillë.

    “Mua shumë më pëlqen deputeti Nura kur insiston për reciprocitet, por është në parti të gabuar, pasi më 7 dhjetor të vitit 2021, 3 deputetë të GP të PDK-së, që të tre janë këtu në sallë, kanë votuar kundër reciprocitetit, ndërkaq më 20 janar të vitit 2012, 5 deputetë kanë votuar kundër reciprocitetit me Serbinë.”

    “Ne do ta vendosim reciprocitetin me Serbinë, kjo nuk ka diskutim. Nuk duam të dështojmë, e ka të tillë që duan të dështojmë. Ju vini në një pozicion politik që ka qenë kundër reciprocitetit, ju keni interes që të dështojë reciprociteti, pra ju dëshironi që reciprociteti të vendoset pa u përgatitur. Ne do ta vendosmi reciprocitetin dhe nuk do të dështojë”, tha kryeministri Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!