×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat e deputeteve të PDK-së për kërcënime nga burri i presidentes, reagon Kica-Xhelili: Këto janë shpifje

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 11:27

    Deputetet e PDK-së, Floretë Zejnullahu dhe Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kanë thënë se janë kërcënuar nga bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.


    E ndaj këtyre akuzave ka reaguar deputetja e LVV-së, nga lista Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, e cila ka thënë se këto janë shpifje.

    “Është e jashtëzakonshme mënyra sesi shpifja është krijuar në një diskurs standard këto ditë, kur kënaqshmëria me presidenten e vendit ka shkuar në ngritjen më të lartë ndonjëherë në historinë e Republikës së Kosovës, prej 63%. Ne kemi këtu persona që nuk janë në gjendje ta pranojnë këtë fakt, për më tepër dalin e flasin për gjëra absolutisht të pavërteta, e harrojnë faktin që në historitë e mëparshme të presidentëve të mëparmë, kanë shkuar aq larg sa të paguajnë 6 mijë euro për një biletë të vetme në klasë biznesi, për zonjën e parë të Republikës së Kosovës, por këto janë harruar”, tha Kica-Xhelili.

    Ajo shtoi se tash përmenden shpifje si ajo që z.Sadriu po e kryen detyrën e ambasadorit, e ai nuk është emëruar ambasador.

    “Këta persona nuk po merren me substancën e paralajmërimeve për padi dhe shpifje, nuk po e kuptojnë faktin se është ligji që e mbron çdo individ të Republikës së Kosovës nga shpifja dhe fyerja, këta po vazhdojnë e po shpifin dhe këtë e pamë edhe sot kjo është e çuditshme, që anëtarë të një partie politike, nga të cilët ka ardhur një president i mëparmë, i cili ka dhënë 6 mijë euro për biletë për zonjën e parë, sot më flasin për një rol që po e kryen zotëriu i parë sipas ligjeve. Kjo nuk duhet të pranohet”, deklaroi Kica-Xhelili në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!