×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita lëshon sallën pasi Vetëvendosja ndryshoi rendin e ditës

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 12:27

    Partitë opozitare PDK, LDK, AAK, kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pasi u ndryshua rendi i ditës nga Lëvizja e Vetëvendosja.


    Shefja e Grupit parlamentar të LVV-se, Mimoza Kusari- Lila, ka propozuar një mocion për kalimin e pikës për debat parlamentar për 100 ditshin e Qeverisë, duke kërkuar kështu fillimisht hedhjen në votim të Zgjedhjes së kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe Zgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

    Ky mocion ka kaluar me 56 vota pro, raporton EO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!