×
  • Sport
  • Sport

    Medalisti i artë britanik duke thurur me kërrabëza gjatë olimpiadës së Tokios

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 13:50

    Tom Daley – medalist i artë olimpik, thesar kombëtar i Britanisë, ikonë e LGBT … dhe thurës pa pushim me kërrabëza.


    Heroi i zhytjes bëri jehonë te shikuesit e Olimpiadës, në finalen e kërcimit nga trampolina prej 3 metrave të dielën në mëngjes, kur kamerat u drejtuan te stendat e spektatorëve dhe e kapën Tomin duke thurur me kërrabëza, shkruan BBC.

    Mediat sociale u mbushën me imazhe të 27-vjeçarit, i veshur me çantën e tij Team Great Britan dhe maskën e detyrueshme, me gjilpëra dhe lesh vjollce në Qendrën Ujore të Tokios, përcjell Reporteri.net.

    Ky moment erdhi para raundit të tretë të zhytjeve, menjëherë pasi Shi Tingmao e Kinës përfundoi zhytjen e saj të dytë, duke e çimentuar epërsinë e saj. Asnjë zhytës britanik nuk po konkurronte.

    “Aty është Tom Daley – ai ka nxjerrë kërrabëzat e tij të thurjes,” tha komentatorja e BBC, Katherine Downes, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të dielën në mëngjes.

    “Çfarë mendoni se po krijon ai atje? Pyes veten se për kë po e bën atë përzierje ngjyrë vjollce?”, vazhdoi komentimin ajo.

    Thurja duket se ishte një lloj kapele, me një zbukurim krem – dhe mund të jetë e destinuar për djalin e tij të vogël, Robbie – megjithëse vetë Tom ende nuk ka komentuar për krijimin e tij të fundit. Zhytësi britanik, i cili fitoi arin e tij të parë olimpike së bashku me Matty Lee në ngjarjen e sinkronizuar të platformës 10 metra të hënën e kaluar, e ka quajtur thurjen “arma e tij sekrete”.

    Në fillim të javës, ai tregoi një punim tjetër të tij, të cilin e kishte thurur për medaljen e tij të artë “për penguar gërvishtjen”.

    “Një gjë që më ka mbajtur të shëndoshë gjatë gjithë këtij procesi është dashuria ime për thurje dhe thur me grep dhe të gjitha gjërat tjera për qepje” u tha ai ndjekësve në faqen e tij për thurje në Instagram madewithlovebytomdaley .

    Faqja e dedikuar ka 100,000 ndjekës dhe është një platformë për shumë krijime të leshta të Tomit. /Reporteri.net

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Tom Daley (@madewithlovebytomdaley)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!