×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëzohet helikopteri në Kaliforni, 4 persona vdesin

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 14:07

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në qarkun Colusa, Kaliforni. Katër persona në bordin e një helikopteri u vranë të dielën, si pasojë e rrëzimit në një zonë të largët të Kalifornisë Veriore, raportoi Departamenti i Sherifit të qarkut Colusa.


    Departamenti konfirmoi vdekjet në stacionin “KXTV”. “Katër personat vdiqën në vendngjarje”, tha departamenti, i cili nuk bëri të ditur identitetet e tyre.

    “Helikopteri Robinson R66, u rrëzua rreth orës 13:15 në qarkun Colusa në veri të Sacramento”, tha Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë.

    Raportet paraprake tregojnë se katër persona ishin në bord,” vijoi deklarata.

    FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, po vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!