×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon zgjedhja e tre anëtarëve të KPM-së

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 14:23

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që ishin të pranishëm në seancën e sotme plenare kanë dështuar të zgjedhin tre anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave, pasi shumica nga ata e kanë prishur fletëvotimin duke e bërë atë të pavlefshëm në votimin për zgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të KPM-së.


    Nga 63 deputetë sa votuan, 56 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

    Në bazë të kësaj, asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e mjaftueshme dhe duhet të përsëritet konkursi.

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se ky konkurs duhet të përsëritet, pasi kandidatët e propozuar për tre anëtar të KPM-së nuk i morën votat e mjaftueshme.

    “Asnjëri nga kandidatët e propozuar për tre anëtar të  Komisionit të Pavarur të Medieve nuk i morën votat e mjaftueshme dhe duhet të përsëritet konkursi”, tha ai.

    Nga komuniteti shumicë për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave ishin propozuar,  Hysni Mustafa, Luljeta Aliu-Krasniqi, Arbër Jashari dhe Vlorë Berisha, ndërsa nga komunitetet pakicë të propozuar ishin Fatih Basha dhe Maja Staletoviq.

    Në procesin e votimit nuk ka marrë pjesë opozita.

    Seanca vazhdon në orën 15:30./KP/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!