×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Kurti po e shkatërron dialogun dhe gjithçka që është rënë dakord

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 15:11

    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e shkatërron dialogun.


    Sipas Petkoviqit, i cili i konsideron kërcënim deklaratat e Kurtit për reciprocitetin, kryeministri i Kosovës po shkatërron gjithçka që është rënë dakord ndërmjet palëve dhe se po e destabilizon situatën.

    “Çështja e të ashtuquajturit reciprocitet është në të vërtetë një eufemizëm për ngritjen e barrierave të reja ekonomike ndaj të cilave serbët në Kosovë dhe Beograd u ekspozuan gjatë taksës 100% anti-civilizim. Prandaj, në vend që të paralajmërojë lëvizje të njëanshme që dëmtojnë drejtpërdrejt dialogun, Kurti duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha Petkoviq.

    Petkoviq shton se duke dalë kundër nismës “Ballkani i Hapur”, Kurti edhe një herë tregoi “gjithë dritëshkurtësinë e tij politike dhe të mbërthyer në të kaluarën”.

    “Është më se e qartë se nuk ka dëgjim në Prishtinë për ndonjë ide inovatore politike nëse ka të bëjë me Beogradin dhe se e vetmja politikë që ndjek Prishtina është urrejtja, kërcënimet dhe shantazhet e zhveshura”, tha Petkoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!