×
  • Lajme
  • Lajme

    Lamborghini mbetet pa karburant në qendër të Prishtinës, e shtyejnë disa persona

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 16:33

    Një Lamborghini, që është një nga veturat më të shtrenjta dhe më luksoze sportive në treg, ka mbetur pa karburant në qendër të Prishtinës.


    Kjo ngjarje e rrallë, përbërës i së cilës ishte Lamborghini, ka bërë që disa persona ta shtyejnë veturën me origjinë italiane të shtunën në mbrëmje.

    Express, ka publikuar video nga momenti kur persona e shtyejnë veturën, ka thënë se ajo ishte fikur, pasi kishte mbetur pa karburant.

    Lamborghini njihet si prodhues i veturave të jashtëzakonshme dhe kryevepra që kanë bërë histori në tregun e automjeteve.

    Kjo markë italiane e veturave është në mesin e pak markave luksoze që janë tepër të shtrenjta.

    Lamborghini prodhon një numër shumë të kufizuar veturash, duke vërtetuar se prodhimi i një serie të vogël të çdo produkti të nivelit të lartë krijon mungesë dhe një mjedis ekskluziviteti mes atyre që do t’i posedojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!