Një banore e revoltuar në fshatin Lumas i ka dalë para skrepit duke ndaluar punimet që po shkatërrojnë shtratin e lumit Sinec.
Në një video të publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, gruaja e cila ndodhet në mes të shkurreve, ka hedhur akuza drejtpërdrejt ndaj Kryeministrit Edi Rama, dhe kompaninë ‘Salillari SHPK,” që sipas saj ka shkatërruar rrugët e Shqipërisë.
“O maskarenj, për të mbrojtur një bythë oligarkësh…Salillarin.. Një maskara që e shkatërroi Shqipërinë, nuk la rrugë pa shkatërruar. Tani ka filluar me lumenjtë dhe burimet. Nuk do t’ja falim. Edhe i lutem që të vejë drejtësia në vend se po na merr shpirtin edhe gjykatësi në Vlorë. Kemi vajtur 3 herë dhe nuk i jep të drejtë as në popullit të varfër dhe as atij larit që e ushqen me para. T’ja japë të drejtën që të dimë dhe ne ku të drejtohemi. Ka Gjykatë Apeli, Gjykatë të Lartë, Kushtetuese. Nuk ia fal! Pikë! Këtu do rri,”-shprehet ajo.
Krahas videos, Berisha ka ndarë edhe mesazhin e banorit që i ka nisur videon e gruas, i cili shprehet se dëmi që po bëhet me punimet është i jashtëzakonshëm pasi nuk po punohet sipas projektit të miratuar nga Bashkia.