×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Vetëvendosje nuk përmbushi asnjë premtim për 100 ditët e para

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 16:55

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e paraqitura në programin qeverisës në 100 ditët e para në qeverisje.


    “Ne sot kemi kërkuar që të diskutojmë për realizimin e programit qeverisës gjatë kësaj periudhe kohore që nga marrja e mandatit. Kjo qeveri nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e programit të saj qeverisës”, tha ai.

    Deputeti i partisë opozitare gjatë fjalës së tij i ka shtruar Kryeministrit Albin Kurti një pyetje rreth ndërmarrjes “Trepça”, duke thënë se përveç shkarkimit të bordit të saj, nuk është bërë asgjë tjetër në lidhje me gjigantin e dikurshëm metalurgjik.

    “Në rastin e ndërmarrjes së Trepçës, ju keni sharë, fyer e etiketuar edhe mua edhe të tjerë për të vetmin argument, një grusht votash. Punëtorët e Trepçës nuk po munden t’i sigurojnë as pagat e veta. Po pyes se a ka ndonjë veprim ligjor që keni përmbushur gjatë dy mandateve tuaja, përveç shkarkimit të bordit të Trepçës. Trepça është në dhjetëra milionë euro borxhe, me rënie të prodhimit e me humbje të tregjeve ndërkombëtare. Ju kur do të investoni në Trepçë ashtu siç keni premtuar?”, tha ai.

    Ndonëse ishte i pranishëm në Kuvend, kryeministri Albin Kurti nuk i është përgjigjur pyetjes së deputetit Shala në lidhje me investimet në Trepçë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!