×
  • Lajme
  • Botë

    I pastrehi hedh në tokë policen që shkoi ta arrestonte, kalimtarët e shpëtojnë nga vdekja

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 17:02

    Një i pastrehë icili dyshohet se kryente veprime vandale dhe bënte thirrje raciste në lagjen kineze të San Franciskos u filmua duke sulmuar një oficere policie aziatike, teksa ajo po përpiqej ta prangoste.


    Incidenti u shënua të premten në mbrëmje në sheshin Portsmouth, por videoja e cila tregonte si kishte ndodhur incidenti u bë virale të dielën.

    Oficerja e policisë në video duket vetëm teksa i afrohet të pastrehit.

    Fillimisht burri duket sikur nuk do krijonte probleme por në momentin kur oficerja po vendoste dorashkat, burri e kap dhe e hedh në tokë.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by the_asian_dawn (@the_asian_dawn)

    U desht ndërhyrja e kalimtarëve që të ndihmojnë oficeren e policisë e cila kishte përfunduar poshtë trupit të madh të burrit që po e rrezikonte ta mbyste. Një minutë më pas mbërritën dhe forcat përforcuese për ta arrestuar të pastrehin.

    Ende nuk është identifikuar se kush është i pastrehi, por sipas dëshmitarëve ai kishte qenë aty duke bëri thirrje raciste. Madje kishte refuzuar dhe të largohej pavarësisht paralajmërimeve të policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!