×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për 100 ditët e punës së tij: Shkatërruam 8 banda kriminale

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 17:11

    Kryeministri Albin Kurti ka folur në Kuvendin e Kosovës për 100-ditëshin e qeverisjes së tij.


    Ai ka thënë se brenda tre muajve të parë të qeverisjes, janë marrë 144 vendime, ndërsa ka përmendur edhe reformat që ka ndërmarrë kjo qeveri.

    Ai ka thënë se shteti i Kosovës shpesh herë pas luftës është përmendur për të keq në raportet e jashtme, ndërsa ka thënë se kjo na filluar të ndryshojë që nga Qeveria Kurti.

    Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se janë anuluar disa kontrata dhe marrëveshje bashkëpunimi që janë cilësuar si të dëmshme, me vlerë prej 100 milionë eurove.

    Kurti ka përmendur edhe aksionet dhe bastisjes e Policisë së Kosovës si arritje të qeverisë së tij, me ç’rast ka deklaruar se kanë shkatërruar tetë grupe kriminale ndërsa kanë konfiskuar 400 kilogram kokainë.

    Ndërkohë ai ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është duke planifikuar edhe pakon e dytë për bizneset dhe qytetarët prej 1.1 miliardë eurove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!