×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ofroi lokalet për prostitucion, arrestohet një person në Gjilan

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 17:43

    Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan personin me inicialet M. Sh., nën dyshimet se ka ofruar lokale për prostitucion.


    I dyshuari që tri vjet ka qenë në arrati dhe pas arrestimit i njëjti është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative dhe veprave penale, dhe po ashtu ndërmarrjen e veprimeve efikase operacionale për identifikimin, arrestimin dhe sjelljen e personave të përfshirë në veprime të kundërligjshme para organeve të drejtësisë, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!