×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet për zjarrvënie, arrestohet një person në Obiliq

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 18:06

    Policia e Kosovës thotë se është angazhuar intensivisht në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe ndaj atyre personave që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme.


    Si rezultat i hetimeve, sot patrullat policore kanë arrestuar si të dyshuar një person, të cilit me urdhër të prokurorit i është iniciuar rasti si zjarrvënie, mbi dyshimin e bazuar për një zjarrvënie afër varrezave në fshatin Babimovc të Obiliqit.

    Policia e Kosovës iu bënë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos i djegin hapësirat fushore hamulloret, në të kundërtën Policia e Kosovës do të jetë e pa kompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme apo nga neglizhenca.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se aktualisht Kosova vazhdon të jetë e përfshirë në disa vatra zjarri, në disa lokalitete të ndryshme.

    MPB njofton se vatra e cila për momentin është më serioze, është fshati Shtupeq i Pejës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!