×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA e Britania e Madhe fajësojnë Iranin për sulmin ndaj anijes cisternë

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 18:14

    Amerika dhe Britania e Madhe kanë fajësuar Iranin për sulmin ndaj një anijeje-cisternë që la të enjten dy të vrarë në Detin Arabik.


    Anija “Mërsër Strit” zotërohej nga një firmë izraelite dhe sipas Londrës, Teherani përdori një a më shumë dronë luftarakë për ta goditur me qëllim, në shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

    Uashingtoni së bashku me Izraelin paralajmëruar kundërpërgjigje ndaj Iranit, i cili i mohon akuzat dhe ka kërkuar të mos ketë përshkallëzime.

    Regjimi sionist duhet t’i ndalë këto akuza të pabaza dhe nuk është hera e parë që akuzojnë direkt Iranin. Është Izraeli që ka krijuar pasiguri, terror. Kush mbjell erën do të korrë furtunën.”

    Kryeministri izraelit, Naftali Benet, tha se vendi i tij ka prova për sulmin.

    “Kemi siguri absolute se sulmi ndaj anijes u krye nga Irani. Në çdo rast, e dimë ne se çfarë mesazhi t’i çojmë Iranit sipas mënyrës tonë.”

    Anija “Mërsër Strit” që transportonte naftë operohej nga një kompani londineze dhe është pronë e një miliarderi izraelit.

    Sulmi i mori jetën një roje sigurie britanik dhe një pjesëtari të ekuipazhit me origjinë rumune.

    Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh i cilësoi këto akuza si të pabaza.

    Raportet mes Tel-Avivit dhe Teheranit janë tensionuar muajt e fundit teksa Irani po përpiqet të rinegociojë marrëveshjen për armatimin bërthamor të vitit 2015, që do i mundësonte heqjen e sanksioneve të gjithanshme amerikane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!