×
  • Sport
  • Sport

    Driton Kuka propozohet për titullin “Dr.Honoris Causa”

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 18:27

    Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit ka vendosur ta bëjë një propozim në senatin e Universitetit “Hasan Prishtina” për t’iu ndarë tituli “Dr.Honoris Causa” trajnerit Driton Toni Kukës.


    Kuka bashkë me garuesit e tij nga olimpiada e “Tokyo 2020” kthehet me dy medalje të arta, pasi Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën të fitojnë në kategoritë e tyre.

    Çmimi në fjalë është titull akademik që universiteti jep si mënyrë nderimi për kontributet e trajnerit që bëri që Kosova t’i ketë tri medalje olimpike.

    Një vlerësim të tillë nga Universiteti i Prishtinës nuk i është bërë ndonjë personaliteti sportiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!