×
  • Lajme
  • Lajme

    Fermerit nga Vllahia i digjen tre hektarë arrë: Zjarrin e shkaktoi dora e njeriut

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 19:00

    Një zjarr që ndodhi pasditen e djeshme në Kushtovë të Vllahisë ka shkaktuar goxha shumë dëme në tokat bujqësore të fermerëve.


    Ara e mbjellur me tre hektarë arrë e Nexhat Brahimit pasditen e djeshme u bë shkrumb teksa dëmi i saj llogaritet deri në 15 mijë euro, njofton Klankosova.tv.

    Brahimi në Info Magazine tregoi se si u lajmërua për djegien e arës teksa dyshon se zjarri u shkaktua nga dora e njeriut.

    “Kam pas të mbjellura tre hektarë arrë dhe jam dëmtuar goxha shumë në vlerë prej 15 mijë eurove. Nuk e di se kush e ka shkaktuar zjarrin, më ka lajmëruar një kushëri dhe kur erdha në arë kishin qenë zjarrfikësit, policia por që ishte e pamundur shuarja e zjarrit”.

    “Pronat tjera nuk janë dëmtuar, vetëm prona ime ka qenë e mbjellur me arra mendoj se shkaktar i zjarrit është njeriu. Këtë ma kanë thënë edhe zjarrfikësit që kanë qenë këtu por se kush mund të jetë ai nuk e di”.

    Fermeri mes tjerash kërkoi nga Ministria e Bujqësisë që të ndihmohen të gjithë fermerët që janë dëmtuar nga zjarret.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!