×
  • Sport
  • Sport

    Driton Kuka nga sheshi i Prishtinës: Populli i Kosovës është fitues

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 22:08

    Trajneri Driton Kuka ka falënderuar qytetarët për pritjen në Prishtinë.


    Ai ka thënë se nuk e ka pritur se do të fitojë dy medalje të arta në Tokio.

    Kuka ka përmendur kampionen e parë të artë, Majlinda Kelmendi, duke thënë se ajo ishte e para që bëri të njohur Kosovën.

    “Ta them të drejtën e kam pritur një pritje dinjitoze por jo kaq njerëz e një organizim kaq dinjitoz. Është kënaqësi që pas asaj që ndodhi në Rio që i ka treguar botës se ne e kemi merituar lirinë, tash po e vazhdojmë tutje. Ajo që na ka bërë krenarë gjithmonë është Majlinda, ndërsa ëndrrën e saj po e vazhdojnë Distria dhe Nora. Nora e Distria kanë qenë kandidate për medalje, por dy të arta nuk i kam pritur as unë”, tha Kuka.

    Ai më tej tha se populli i Kosovës është fitues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!