×
  • Lajme
  • Botë

    Pica dhe taksi falas për të vaksinuarit në Britani

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 7:50

    Zinxhiri i restoranteve me qendër në Londër planifikon të krijojë dy qendra vaksinimi, ku klientët e pavaksinuar do të shijojnë një picë falas nëse ata zgjedhin të vaksinohen.


    Firmat e shpërndarjes së ushqimit dhe transportit do të ofrojnë zbritje në çmim për shërbimet e tyre.

    Por ka dhe nga ata skeptikë që mendojnë se skema mund të dështojë për shkak të mesazheve konfuze që ka përcjellë së fundmi qeveria britanike.

    Këto politika inkurajuese pasojnë planet e mundshme të qeverisë se vetëm studentët e vaksinuar do të mund të marrin pjesë fizikisht në leksione.

    Mbretëria e Bashkuar ka një shkallë të lartë vaksinimi, me 88.4% të njerëzve që kanë marrë një dozë, dhe 71.8% kanë marrë dy.

    Kjo fushatë e veçantë po përqendrohet në 33% të njerëzve të moshës 18-29 vjeç që nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

    Kjo fushatë vjen ndërsa Mbretëria e Bashkuar sheh një rënie të rasteve të COVID-19, e cila në kulmin e saj regjistroi pothuajse 43,000 raste në një ditë të vetme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!