×
  • Lajme
  • Lajme

    Merr flakë një autobus në Han të Elezit

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 9:44

    Një autobus ka marrë flakë në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.


    Në disa pamje që kanë arritur në adresë të Gazetës Online “Reporteri.net”, shihet se autobusi është djegur tërësisht.

    Sipas lexuesit që ka dërguar videon bëhet fjalë për një autobus të linjës së Novi Pazarit.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se nuk ka pasagjerë të lënduar.

    “Sot rreth orës 09:30 një autobus me targa të huaja i cili po qarkullonte nga Hani Elezit në drejtim Kaçanikut, posa arrin tek vendi ” Kulla me qeshmë” për shkaqe tani për tani të panjohura, përfshihet nga flaka. Pas kësaj ndalon skaj rrugës dhe të gjithë pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit arrijnë të dalin jashtë dhe nuk ka asnjë të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!