Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti, ka shkruar në Kuvend i veshur me një bluzë, në të cilën shihet një raketë, duke ironizuar kështu me deputetin e VV-së, Jahja Koka, i cili ditë më parë foli për mundësinë e nisjes së një rakete nga Kosova.
Kastrati ka thënë se Kurti, në raportin voluminoz për arritjet e Qeverisë së tij, duhet ta fusë edhe çështjen e raketës, shkruan Reproteri.net.
“Dje pasi dëgjova raportin voluminoz të kryeministrit, u preka shumë se më dukej se po fliste një kryeministër i një shteti me shtatë koka bërthamore. Por u preka shumë se në raport nuk e futi raketën e Jahja Kokës, se tash veç me hypë në raketë dhe u kry puna. Më erdhi edhe me kajtë pak me lotë se thashë pse nuk ka lindë ky njeriu para dy shekujve, para Hasan Prishtinës edhe me kënaqë këtë vend, me e rehatu këtë vend para dy shekujve”, u shpreh ai në Kuvend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.