Komuna e Gjilanit ka apeluar qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore dhe zjarre të tjera që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për qytetarët dhe ekonomitë familjare.
Komuna e Gjilanit njofton se inspektorët e preventivës nga zjarri si dhe Policia e Kosovës janë në terren në vazhdimësi për të identifikuar çdo përhapje të zjarrit dhe shkaktarët e përhapjes.
“Gjithashtu, Komuna ju përkujton qytetarëve se Kodi penal i Republikës së Kosovës, neni 365, sanksionon me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet të gjithë ata që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes ndezjes së zjarreve.”
“Për çdo eventualitet, qytetarët mund të telefonojnë në numrat pa pagesë, 193 dhe 112”, njofton Zyra për Informim e kësaj komune.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.