Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka falënderuar shtetet që i ofruan ndihmë Turqisë, gjatë përballjes me zjarrin në shumë zona të vendit.
Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosova, krerët e së cilës shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Turqinë në luftën me zjarret në rast se është e nevojshme, shkruan Reporteri.net.
Erdogan ka thënë se shpreson që shpejt do ta tejkalojnë këtë situatë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi.
Turqia po vazhdon të përballet me pasoja të rënda të shkaktuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh. Disa njerëz kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë lënduar, ndërkohë që mijëra hektarë pyje janë shkrumbuar e banesa të tëra janë shkatërruar plotësisht.
Zjarri ka shpërthyer në plot 40 provinca të vendit.
Deri më tani autoritetet ende nuk janë shprehur se si u shkaktua zjarri, nëse erdhi si pasojë e temperaturave të larta apo ishin të qëllimshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.