Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inaguruar pikën doganore të Grabomit në Malësi të Madhe që lidh vendin tonë me Malin e Zi.
Rama thotë se kjo është e dyta pikë doganore që bashkon Shqipërinë me Malin e Zi dhe nuk duhet ti ndajë.
Gjithashtu Rama ka ftuar Malin e Zi që pa humbur kohë të përfshihet në iniciativën ‘’Ballkani e Hapur’’.
‘’Dua ta falenderoj palën malazeze për realizimin e këtij investimi sepse prej sa kohësh e kishim kryer investimin dhe tani pika doganore e dytë që na bashkon dhe nuk duhet të na ndajë. Uroj shumë që me kryeministrin Krivokapiç, Abazoviç, ne të përparojmë dhe Mali i Zit ë përfshihet në iniciativën e Ballkanit të Hapur.’’- tha Rama.
Gjithashtu Edi Rama ka deklaruar se ‘’Ballkani i Hapur’’ është një nismë gjithpërfshirëse që synon të gjitha vendet e rajonit.
Sipas tij nuk është një shpikje e re, por thjesht një process në kuadër të Berlinit që njerëzit e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ndihen të lirë.
Ai shtoi se nisma nuk është përjashtuese dhe në nismë duhet të përfshihen edhe Mali i Zi, Kosova e Bosnja.
‘’S’kemi nevojë të shpikim gjë të re, të bëjmë rajonin në respektim të 4 lirive.